Interi në Dortmund, ish-i i dyfishtë Sammer: Kjo ndeshje s’ka favorit, por shpresoj të fitojë Borussia
28 Janar 2026 9:59 Alfred Lleshi Ish-lojtari i të dyja skuadrave, Matthias Sammer, ka folur për “Gazzetta dello Sport” rreth sfidës mes Borussia Dortmundit dhe Interit në “Westfalenstadion”, duke theksuar se të dyja ekipet kanë luajtur tri finale pa i fituar: “Të luash finale Champions-i është arritje e madhe. Kjo tregon forcën e Interit dhe Borussia Dortmundit në futbollin europian. Sonte mund të kualifikohen në 1/8 finale; është thelbësore ta kesh gjithçka në duart e tua. E dimë të gjithë çfarë është në lojë dhe kjo e bën ndeshjen kaq emocionuese”. Fituesi i “Topit të Artë” vlerëson Interin e Cristian Chivu, ku si në kampionat, ashtu edhe në Champions dallohet me skemën 3-5-2: “Trajneri i ri po i zhvillon këto parime në mënyrë të shkëlqyer....
Burimi:
telesport.al