Interi, i sigurt “revolucioni” veror në mbrojtje. 4 largime, përfshirë edhe portierin
6 Mars 2026 12:43 Alfred Lleshi Interi po përgatitet për një riformatim të thellë gjatë verës së ardhshme. Vetëm Henrikh Mkhitaryan do të marrë ofertë rinovimi nga ata me kontratë në skadim, por me ulje të rëndësishme page prej 30%; nga 3.8 milionët aktualë në 2.5 për një sezon tjetër. Në skadencë janë Yann Sommer, Francesco Acerbi, Matteo Darmian dhe Stefan de Vrij. Asnjë prej tyre nuk do të marrë ofertë rinovimi, përveç nëse performanca e tyre në javët e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme. Kështu, mbrojtja duhet të rindërtohet. Pothuajse e sigurt është blerja e Akanji nga Manchester City, ndërsa ka interes për Oumar Solet të Udinese. Gjithashtu duhet të merret një portier titullar, nëse Josep Martinez do të mbetet i dyti edhe për...
Burimi:
telesport.al