Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Inter “plaçkit” Atalantën, zikaltrit me plan të qartë për transferimin e dy yjeve të bergamaskëve
23 Dhjetor 2025 17:00 Telesport Nëse për merkaton e janarit nuk pritet të ndërhyjë, Inter ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës. “Corriere dello Sport” zbulon se Inter ka në plan transferimin e dy lojtarëve të Atalantës, Marco Palestra i huazuar këtë sezon te Cagliari dhe brazilianit Ederson. 20-vjeçari Palestra, i cili po shkëlqen me Cagliarin këtë sezon, shihet nga zikaltrit si zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries në krahun e djathtë. Holandezi momentalisht është i dëmtuar por e ardhmja duket larg zikaltërve. Për Dumfries ka interes nga Barcelona, por edhe nga ekipet e njohura të Premier League si Tottenham dhe Aston Villa. Përsa i përket Ederson, interesi për brazilianin është i vjetër, pasi klubi zikaltër e ka kërkuar edhe më parë. Transferimi...