Inter Miami dhe Messi, ja dhuratat për Donald Trump. Mes tyre edhe një “Rolex” pink i rrallë

Inter Miami dhe Messi, ja dhuratat për Donald Trump. Mes tyre edhe një “Rolex” pink i rrallë

Takimi protokollar në Uashington ka sjellë disa momente për t’u mbajtur mend, ku futbolli dhe politika amerikane u takuan. Përtej fjalimeve zyrtare pas fitimit të MLS, vëmendja u përqendrua te dhuratat që delegacioni i Inter Miami çoi në Zyrën Ovale, detaje që pasqyrojnë identitetin vizual të klubit dhe statusin e protagonistëve të tij në SHBA. Momenti kulmor erdhi kur Lionel Messi i dorëzoi personalisht presidentit një top edicioni të kufizuar në ngjyrë rozë, ngjyra simbol e klubit. Sipas disa raportimeve ndërkombëtare, topi përfshin elemente që përkujtojnë arritjet e fundit të ekipit dhe përfaqëson transformimin e futbollit në Miami. Ky gjest u shoqërua nga Jorge Mas, i cili i dhuroi një fanellë me numrin 47, referencë direkte ndaj vendit të Donald Trump në kronologjinë e presidentëve...