Inter ka një dëshirë të madhe për sezonin e ri, ylli 80 milionë eurosh i Real Madridit

Inter ka një dëshirë të madhe për sezonin e ri, ylli 80 milionë eurosh i Real Madridit

7 Mars 2026 18:47 Telesport Pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm dhe nën kontratë deri në vitin 2029, Eduardo Camavinga mund të jetë i larguari i madh nga Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Francezi mund të sakrifikohet për nënshkrimet e reja në këtë repart, ku deri tani janë përmendur emra me peshë si Rodri, Vitinha, Joao Neves apo edhe Alexis Mac Allister. Ndërkohë, “Fichajes” zbulon se është Inter që po e ndjek me shumë vëmendje situatën e mesfushorit francez dhe mund të provojë transferimin e tij në verë. Cristian Chivu e sheh Camavinga-n si lojtarin ideal për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë dhe për ta bërë atë pikë kyçe në sistemin e tij. Drejtuesit zikaltër janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë...