Inter-Juventus, spektakël në pjesën e parë në “San Siro”. Andrea Cambiaso nga “Djall” në “Hero”, “skuqet” Kalulu (video)
14 Shkurt 2026 21:34 Telesport Pjesa e parë e supersfidës së javës së 25-të në Serie A, mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku pas një topi të humbur në zonë nga Jonathan David dhe asistit të Marcus Thuram, pasimi i Luis Henrique për Lautaro Martinez devijohet në portën e tij nga Andrea Cambiaso. Në minutën e 26-të, Cambiaso shlyen gabimin dhe barazon shifrat me golin e tij, pas asistit të Weston McKennie. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi italian tregohet më i vëmendshëm sesa Luis Henrique dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 35-të, Inter i afrohet golit të avantazhit me Piotr Zielinski, por ishte Gleison Bremer që shpëtoi bardhezinjtë me ndërhyrjen e...
Burimi:
telesport.al