Inter-Juventus, sfida përtej derbit. Përballja e parë Chivu-Spalletti ndez “San Siron”

Inter-Juventus, sfida përtej derbit. Përballja e parë Chivu-Spalletti ndez “San Siron”

“Derby d’Italia” nuk është kurrë thjesht një ndeshje futbolli. Përballja e sotme, në orën 20:45, në “San Siro”, premton histori, tension dhe peshë titulli. Interi dhe Juventusi përballen në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt si garën për titull, ashtu edhe luftën për Champions, por këtë herë vëmendja është edhe te pankinat. Për herë të parë si trajnerë, Cristian Chivu dhe Luciano Spalletti përballen mes tyre, pasi dikur ndanë eksperiencën te Roma. Zikaltërit vijnë nga 5 fitore radhazi dhe një sukses do të ishte hap i madh drejt titullit, si edhe fundi i tabusë në përballjet direkte të këtij sezoni. Chivu pritet t’iu besojë titullarëve, me Barella favorit për startin dhe Calhanoglu të rikuperuar. Në mbrojtje trioja Bisseck-Akanji-Bastoni, ndërsa në sulm çifti “Thu-La”. Te...