Inter e nis mbarë vitin 2026, bën detyrën ndaj Bologna dhe ruan kreun (video)
4 Janar 2026 22:45 Telesport Inter e ka nisur më këmbë të mbarë vitin 2026. Zikaltrit kanë fituar ndeshjen e parë për këtë vit, 2-0 ndaj Bologna në “San Siro”, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga zikaltrit, por rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të, pas një kombinimi fantastik mes Marcus Thuram-Lautao Martinez, ky i fundit edhe pse u rrëzua asistoi për Piotr Zielinski.Polaku dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në fillim të pjesës së dytë, Inter dyfishon shifrat. Hakan Calhanoglu kroson nga këndi, Lautaro Martinez dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e 74-të përsëritet skena e golit të dytë,...
Burimi:
telesport.al