Inter bën tifozët të ëndërrojnë, klubi zikaltër futet në garë për yllin 100 milionë eurosh në La Liga

Inter bën tifozët të ëndërrojnë, klubi zikaltër futet në garë për yllin 100 milionë eurosh në La Liga

24 Mars 2026 20:23 Telesport Inter pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku zikaltrit duket se do të bëjnë disa përforcime dhe këtë herë jo më me kosto zero apo më një kosto të ulët, siç ka ndodhur rëndomtë vitet e fundit. “Fichajes” zbulon se Inter interesohet për sulmuesin anësor të Athletic Bilbao-s, Nico Williams, i cili verën e kaluar ishte shumë pranë largimit nga klubi bask drejt Barcelonës, por në fund rinovoi deri në vitin 2035. Megjithatë, situata duket se tashmë ka ndryshuar dhe sulmuesi anësor po e mendon gjithmonë e më shumë largimin në verën e ardhshme. Nja nga shumë klubet që interesohet për 23-vjeçarin është edhe Inter, pasi profili i tij duket se përshtatet më së miri me skemën...