Inter barazon me Napolin, ndahen pikët në Milano

Inter barazon me Napolin, ndahen pikët në Milano

Inter barazon 2-2 me Napolin në Serie A. Di Marco zhbllokoi shifrat, pas 9 minutash lojë. Goli i McTominay në minutën e 26-të vendosi ekuilibrat. Calhanoglu përktheu në gol një penallti në minutën e 73-të por nuk i dhuroi dot 3 pikë zikaltërve, pasi McTominay pak më vonë “vulosi” shifrat në 2-2. Me këtë rezultat, ekipi i Chivu është në vendin e parë me 43 pikë. Napoli është në vendin e 3-të me 39 pikë.