Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Infantino shpall “revolucionin” e pozicionit jashtë loje, ja si pritet të ndryshojë rregulli përkatës
30 Dhjetor 2025 12:07 Alfred Lleshi Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje (offside) për të favorizuar sulmuesit është sërish në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Gianni Infantino e ka shpalosur vizionin e tij mbi këtë çështje gjatë “World Sport Summit” në Dubai: “Vite më parë futëm VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, duke i dhënë arbitrit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona njerëz në shtëpi apo edhe në stadium mund ta shohin. Po e përmirësojmë gjithnjë e më shumë VAR-in me teknologji të avancuar për t’i ndihmuar arbitrat të marrin vendimin e duhur. Vazhdimisht shqyrtojmë rregullat për ta bërë lojën më ofensive dhe më tërheqëse”. Infantino u rikthye te ideja e ndryshimit të “offside”: “Ndoshta në të ardhmen, për të qenë...