Infantino nga Dubai: Favorizojmë sulmin, ndryshojmë pozicionin jashtë loje

Infantino nga Dubai: Favorizojmë sulmin, ndryshojmë pozicionin jashtë loje

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino foli sërish për dryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje me synim favorizimin e sulmuesve. Kreu i futbollit global përsëriti vizionin e FIFA-s në Samitin Botëror të Sportit në Dubai. “Vite më parë, ne prezantuam VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t’i dhënë gjyqtarit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona njerëz në shtëpi apo edhe në stadium mund ta kishin parë”, shpjegoi presidenti i FIFA-s. “Ne po e përmirësojmë vazhdimisht VAR-in me teknologji gjithnjë e më të përparuar për të ndihmuar arbitrat të marrin vendimin e duhur. Ne vazhdojmë të shqyrtojmë rregullat, duke pyetur veten se si mund ta bëjmë lojën më sulmuese, më tërheqëse.” Në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Sportit i Dubait ndërsa...