Infantino drejt mandatit të 4-t në krye të FIFA-s, mbështetje unanime afrikane për rizgjedhjen

Infantino drejt mandatit të 4-t në krye të FIFA-s, mbështetje unanime afrikane për rizgjedhjen

30 Prill 2026 14:49 Alfred Lleshi Gara për presidencën e FIFA-s në vitin 2027 ka nisur zyrtarisht dhe duket tashmë e orientuar. Gianni Infantino, aktualisht në krye që nga viti 2016, po përgatitet të kandidojë për një mandat të katërt dhe mund të mbështetet në një përkrahje shumë të forte, atë të Konfederatës Afrikane (CAF). Gjatë Kongresit në Vancouver, 54 federatat e lidhura me CAF shpallën një vendim unanim: do të mbështesin rizgjedhjen e drejtuesit italo-zviceran. “Shoqatat anëtare të CAF kanë vendosur njëzëri të mbështesin rizgjedhjen e Gianni Infantinos në presidencën e FIFA-s për periudhën 2027-2031”, – thuhet në komunikatën zyrtare. Një mbështetje me peshë të madhe, bëhet fjalë për rreth një të katërtën e elektoratit total (rreth 210 vota), një bllok që e çon...