Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Ilir Daja buzëqesh te Dinamo, grupit i bashkohet edhe lojtari i Kombëtares
Pushimi i festave të fundvitit nuk ka zgjatur shumë për Dinamon, megjithatë ka mjaftuar që shumë futbollistë të kenë mundësi për pak relaks, duke parë ngjeshjen e kalendarit dhe ndeshjet e shumta që kanë pasur në vitin 2025. Pak ditë më parë, Dinamo është rikthyer në fushë për të nisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit si edhe për Kupën e Shqipërisë, aty ku i duhet të mbrojë trofeun e fituar sezonin e shkuar. Krahas lojtarëve që kanë pasur mundësi të pushojnë, me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Naser Aliji. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër megjithatë, pas ndeshjes që Shqipëria luajti me Anglinë në nëntor, Aliji u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të shqetësimeve...