Ibra kujton Del Pieron: I thashë menjëherë, tani do të të sfidoj për rolin e titullarit

Ibra kujton Del Pieron: I thashë menjëherë, tani do të të sfidoj për rolin e titullarit

Zlatan Ibrahimović dhe Alessandro Del Piero u takuan sërish në fushën e “San Siros”, para derbit mes Milanit dhe Interit. Suedezi, sot këshilltar i pronarëve të Milanit, foli për kujtimet e tij me ish-shokun e skuadrës te Juventusi Ibrahimovic kujtoi mbërritjen e tij në Torino në vitin 2004 dhe takimin e parë me idhullin e vet: “Ale është mik i imi. Kur shkova te Juventusi, në futboll ekzistonte miti i numrit 10. Ishte Maradona dhe pastaj Alessandro Del Piero. Ai kishte stil të veçantë… mbante ato këpucët e bardha ‘Adidas’ dhe e dërgonte gjithmonë topin në shtyllën e dytë. Kur erdha në Itali ai ishte idhulli im dhe papritur u gjenda në të njëjtin dhomë zhveshjeje me të”. “This was my idol when I came,...