I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

Rei Manaj është padyshim lojtari i momentit te Sivaspori. Sot realizoi golin e radhës në kampionat, për të zhbllokuar sfidën në transfertën e Serik Spor. Goli i Manajt u regjistrua në minutën e 48-të, kur sapo kishte filluar pjesa e dytë. Sulmuesi i Kombëtares nuk mund të gabonte, pas pasimit perfekt që mori në zonën kundërshtare. Manaj është titullar prej pesë ndeshjesh në Ligën e Parë turke. Për të ishte goli i katërt, ndërsa numëron edhe një asistim. 29-vjeçari ka lënë pas periudhën e keqe, që kaloi në pjesën e parë të sezonit me Sharjah. Tashmë po fiton sërish formën e tij më të mirë, ndërsa përpara është ndeshja e Kombëtares me Poloninë.