I del emri në Angli, Igor Tudor pranë rikthimit në pankinë
Fill pas shkarkimit nga Juventus, për Igor Tudor kemi dëgjuar pak. Së fundmi, emri i teknikut kroat ka dalë në skenë pasi po lakohet fuqishëm në Angli ku shihet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Tottenham. “Gjelat” po kalojnë një moment të vështirë ku pas humbjes ndaj Newcastle shkarkuan Thomas Frank. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të Tudor. Jo vetëm në Angli, Igor Tudor pëlqehet edhe në Francë ku drejtuesit e Marseille shohin te kroati opsionin e duhur për të zëvendësuar De Zerbi-n.
Burimi:
gijotina.com