Humbi penalltinë në finalen e Kupës së Afrikës, mesazhi i presidentit të Marokut për Brahim Diaz
Brahim Diaz vazhdon të jetë i tronditur emocionalisht pas humbjes së dhimbshme në finalen e Kupës së Afrikës, një zhgënjim që i mohoi Marokut trofeun e shumëpritur prej 50 vitesh. Sulmuesi i Real Madridit përjetoi një turne të jashtëzakonshëm në aspektin personal, por që u mbyll mes lotësh dhe dëshpërimi. Pesë gola në shtatë ndeshje, një penallti e humbur dhe një episod vendimtar me topin që i shpëtoi në momentin më kritik shënjuan aventurën e Diazit në këtë kompeticion. Edhe pse u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, 24-vjeçari nuk arriti ta përmbante emocionin pas finales së humbur, duke shpërthyer në lot përpara shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Në një moment delikat për kombëtaren, në mbrojtje të lojtarëve dhe veçanërisht të Brahim Diazit doli...
Burimi:
sot.com.al