Hull shtang United, pjesa e parë mbyllet 2-0 (Video)

Hull shtang United, pjesa e parë mbyllet 2-0 (Video)

Një rezultat befasues në Premier League, të paktën për momentin. Pjesa e parë e Hull-Manchester United, e vlefshme për javën e parë të kampionatit anglez është mbyllur 2-0 në favor të vendasve. Hull, i sapo ngjitur në Premier, ka arritur të gjejë golin dy herë. Në minutën e 17-të me Ajayi dhe të 38-ën me Mendy. Të dy këto gola kanë ardhur nga goditje standarde. Manchester United ka qenë i rrezikshëm vetëm në një moment me Mbeumo në minutën e 13-të. Hull City [1] – 0 Manchester United – Semi Ajayi 17′ – VIDEO Hull City [2]-0 Manchester United – Nobel Mendy 38′ – VIDEO