Holandezi Reemeijer fiton etapën më të vështirë të Turit Çiklistik dhe rrëmben fanellën e liderit

Holandezi Reemeijer fiton etapën më të vështirë të Turit Çiklistik dhe rrëmben fanellën e liderit

Çiklisti holandez Niels Reemeijer është shpallur fitues i etapës së 4-t të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë. Në etapën më të vështirë të Turit, Vlorë-Himarë-Vlorë, çiklisti i skuadrës Groot Amsterdam bëri diferencën. Një etapë malore, 148km e gjatë, ku holandezi Reemeijer arriti të triumfojë pas një gare të fortë mes disa çiklistëve. Ai dha kohën 4h01’20”. Falë këtij triumfi, holandezi merr edhe kreun e renditjes së përgjithshme të Turit. Reemeijer tashmë mban fanellën e verdhë të liderit, me kohën e përgjithshme 14h05’14”. Në vendin e dytë, me 12 sekonda më shumë, ndodhet zvicerani Haldimann, që pat fituar etapën e tretë. Edhe në këtë etapë të katërt vazhdojnë të zhgënjejnë çiklistët shqiptarë, ku më i miri ishte Gabriele de Fabritiis, i 26-ti. Të premten do...