Hidhet shorti i Nations League, ja kundërshtarët e Shqipërisë
Shqipëria ka mësuar këtë të enjte kundërshtarët e Nations League, pas shortit të hedhur në Bruksel. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo ndodhen në LIgën C dhe janë të të njëjtin grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të mbahet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, sakaq e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor. Shqipëria synon që të arrijë rezultate pozitive dhe të ngjitet në Ligën B.
Burimi:
vizionplus.tv