Henry: “Nga Hëna në Tokë, Atletico-Arsenal si gjumëvënës”. Pastaj sulmon ashpër Odegaard
30 Prill 2026 14:37 Alfred Lleshi Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Atletico Madridit dhe Arsenalit (1-1) ofroi një spektakël krejt ndryshe nga ajo “piroteknike” PSG-Bayern Munich e një dite më parë. Një sfidë e bllokuar, e vendosur nga dy penallti, që ndezi kritikat e Thierry Henry. Ish-sulmuesi, sot analist për CBS, nuk u përmbajt: “Të martën ishim në Hënë, një ditë më pas u kthyem në Tokë. Ndeshja Atletico Madrid-Arsenal ishte si gjumëvënës”. Një gjykim i prerë që pasqyron zhgënjimin për atë ndeshje të varfër në emocione dhe ritëm. Në shënjestër përfundoi sidomos Martin Odegaard, kapiteni i “Gunners”, me një paraqitje të konsideruar të dobët. “Nuk bëri asgjë, i padukshëm. Asnjë energji, asnjë autoritet, asnjë lidership në momentin kur skuadra kishte më shumë...
Burimi:
telesport.al