Harry Kane: Duhet të jesh në nivelin më të lartë për ta mundur dhe eliminuar Real Madridin

Harry Kane: Duhet të jesh në nivelin më të lartë për ta mundur dhe eliminuar Real Madridin

16 Prill 2026 8:14 Alfred Lleshi “Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se do të ishte e tillë kundër Real Madridit në Champions League. Ata kanë qartësisht një lidhje të veçantë me këtë kompeticion dhe gjithmonë duhet të luash në nivelin më të lartë për t’i mundur dhe për t’i eliminuar. Pjesa e parë ishte pak kaotike, e nisëm në mënyrën më të keqe të mundshme, por u rikthyem mirë në lojë. Megjithatë, lojtarët e tyre në tranzicion mund të të dëmtojnë shumë dhe kjo është ajo që na ndëshkoi. Në pjesën e dytë thamë të ishim pak më të duruar. E dinim se me kalimin e kohës do të bëheshim më të fortë dhe arritëm t’i shfrytëzonim rastet tona në fund”. Michael Olise...