Hapoel kryeson Euroleague, ngjit shkallët Fenerbahce, fitojnë skuadrat spanjolle
Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të 23-të të Eureolague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Hapoel Tel Aviv, falë fitores 71-66 ndaj Anadolu Efes, mbron kreun e renditjes. Ngjit shkallët skuadra kampione e Fenerbahce, që mundi 85-80 Virtus Bologna jashtë fushe dhe ndodhet në vendin e dytë. Zhgënjen Monaco, që u mund në shtëpi nga Crvena Zvezda. Skuadra franceze ndodhet në grupin e ekipeve me nga 15 fitore, bashkë më “trio” ekipesh spanjolle: Valencia Basket, Real Madrid dhe Barcelona, të trija fituese në ndeshjet e fundit. Kjo mesjavë ishte e mbarë për ekipet greke, me Panathinaikos e Olympiacos që fituan në fushën e tyre. Zhgënjim për dy skuadrat italiane, pasi bashkë me Virtus u mund edhe Armani Milano. Euroleague-Raundi i 23-të Olympiacos –...
Burimi:
telesport.al