Hap fals i Real Madridit, Osasuna me fitore të madhe dhe një super dhuratë për Barcelonën (video)
Pas 7 fitoreve rresht në La Liga, Real Madrid ka pësuar humbjen e parë dhe të katërt për këtë sezon, duke u mundur 2-1 në transfertën në Pamplona ndaj Osasunës, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në La Liga. Pjesa e parë u dominua e gjitha nga vendasit si në lojë, edhe në rezultat. Në minutën e 28-të, Budimir godet shtyllën. Në minutën e 37-të, pas një ndërhyrje të Thibaut Courtois ndaj Ante Budimir dhe ndërhyrjes së VAR-it, jepet penallti për Osasunën. Veterani kroat, 34-vjeçari Budimir, tregohet i saktë nga 11 metrat. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Osasunën. Barazimi i Real Madridit do të vinte vetëm në minutën e 73-të, ku pas një depërtimi të Federico Valverde në krah dhe asistit për Vinicius...
Burimi:
telesport.al