Hamilton: Duhet të gjejmë më shumë qëndrueshmëri, në Silverstone kthehemi sërish në podium
Fitues i garës së Barcelonës dy javë më parë por vetëm i pesti fundjavën e kaluar në Austri, piloti britanik Lewis Hamilton vë bast se në garën e shtëpisë, atë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstone, ka më shumë shanse për të fituar. Sir.Lewis mban rekordin e të gjitha kohërave për fitoret në Silverstone: nëntë. Përtej rekordit të tij të jashtëzakonshëm, kampioni 41-vjeçar është i lidhur me një dashuri me pistën historike angleze, tifozerinë vendase dhe një atmosferë të pakrahasueshme me çdo garë tjetër në kalendarin e kampionatit botëror. “Nuk ka vend tjetër si Silverstone. Është një nga pistat më të shpejta dhe më të kërkuara në kalendar. Pjesët me shpejtësi të lartë janë një sfidë e vërtetë sepse garohen me shpejtësi tepër...
Burimi:
telesport.al