Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Hamdi Salihi, super optimist për shortin e kombëtares para Botërorit
19 Dhjetor 2025 17:57 Telesport Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori. Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit. Fillimisht sfidojmë Poloninë dhe më pas, ekipi i Sylvinhos gjen në finalen e Play Off njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, në një bisedë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, foli për mundësitë që ka kombëtarja për të realizuar ëndrrën. “Kam shumë besim. Këto vitet e fundit kemi luajtur dhe jemi afruar, e meritojmë ta provojmë një herë një kompeticion të tillë. Për të gjithë ne do ishte diçka e madhe.” “Unë duke parë shortin kisha emocione. Edhe kur prezantoheshin vazot. Të jep emocion të madh, është urimi më...