Haaland zbulon një “botë të re”: “Nëse e mbulojmë me 5 lojtarë, mund të kemi një shans”
Erling Braut Haaland (Leeds, 2000) po përgatitet të përjetojë Kupën e Botës për herë të parë. Me 16 gola në 8 ndeshje gjatë fazës kualifikuese, sulmuesi i Manchester City ndihmoi Norvegjinë të rikthehej në Botëror pas 28 vitesh. “Kurrë nuk e kam përjetuar pjesëmarrjen e Norvegjisë në një Kupë Bote, ndaj ishte koha”, – tha 25-vjeçari. Pas 297 golave në 380 ndeshje me Bryne, Molde, Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City, ai do të debutojë në një turne madhor me kombëtaren, pasi mungoi në “Katar 2022” dhe në “Euro 2020” e 2024. Përvoja e tij e vetme ishte Botërori U-20 në vitin 2019, ku vendosi rekord duke shënuar 9 gola në fitoren 12-0 ndaj Hondurasit. “Objektivi im më i madh ishte ta çoja Norvegjinë në...
Burimi:
telesport.al