Haaland për dështimin ndaj Bodo: E turpshme, marr përgjegjësinë me Donnarumma

Haaland për dështimin ndaj Bodo: E turpshme, marr përgjegjësinë me Donnarumma

21 Janar 2026 9:57 Alfred Lleshi Manchester City pësoi një disfatë të rëndë në Champions League ndaj Bodo/Glimt, që fitoi 3-1. Rezultati nuk i nxori anglezët nga ‘top 8’, vendimtar për kualifikimin direkt në 1/8 finale, por përbën dështim për skuadrën e Guardiolës, e cila mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Rodri. Erling Haaland, pa gol dhe i zhgënjyer, mori përgjegjësinë: “Nuk e di, bëmë maksimumin, por diçka mungoi. Marr përgjegjësinë bashkë me Rodri, Gigi (Donnarumma), Tijjani (Reijnders) si lojtarë me përvojë. Nuk fajësoj askënd, por duhet të marrim më shumë përgjegjësi, sepse nuk mjafton”. Ai kërkoi falje: “Më vjen keq për të gjithë tifozët që erdhën këtu, sepse në fund të fundit ishte humbje e turpshme. Bodo luajti futboll të jashtëzakonshëm...