Haaland: Nuk jam mësuar të simuloj, Gabriel më goditi por qëndrova në këmbë dhe mora të verdhë

Haaland: Nuk jam mësuar të simuloj, Gabriel më goditi por qëndrova në këmbë dhe mora të verdhë

Shpeshherë këtë sezon kemi dëgjuar për problemin e simulimit, i cili është bërë edhe më i theksuar nga VAR. Prekja më e vogël mund të shndërrohet në një dramë, me lojtarët që shtiren sikur po ndiejnë dhimbje të tmerrshme duke u rrokullisur në tokë. Por jo të gjithë lojtarët profesionistë e bëjnë këtë. Midis atyre që preferojnë të luftojnë dhe, në rastin më të mirë, t’u përgjigjen goditjeve, sigurisht që është Erling Braut Haaland, i cili është thjesht ndryshe. Ai dha prova të mëtejshme për këtë në fitoren dërrmuese të skuadrës së tij Manchester City, 2-1 ndaj Arsenal, ndeshje e vendosur nga goli i tij. Gjatë 90 minutave, sulmuesi u përfshi në një betejë të vërtetë me Gabriel. Lojtari i “gunners” ia grisi bluzën rivalit...