Gvozdenoviçin e kënaq pika ndaj Partizanit: Po dominonim, 70 minuta plus shtesat pa një lojtar ishin shumë
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç u shfaq i lumtur me një pikë pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Partizanit. Tekniku i verdhebluve, në prononcimin pas ndeshjes për RTSH, theksoi se skuadra e tij ishte futur në fushë për të marrë tre pikët, dhe madje u shpreh se nëse Tsage do ta kishte shënuar penalltinë dhe rezultati do të shkonte në 2-0, atëherë tre pikët do të ishin të garantuara. Megjithatë, për episodët që rodhën më pas dhe faktin se skuadra mbeti me 10 lojtarë për më shumë se 70 minuta, Gvozdenovic u shfaq në “paqe” me pikën e marrë ndërsa shtoi se djemtë në fushë treguan shumë karakter. “Ne jemi Elbasani dhe nga fillimi ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen dhe për mendimin tim mund...
Burimi:
gijotina.com