Guti i qan hallin Arbeloas: Ka marrë një “karamele të helmuar” për ta drejtuar
Legjenda e Real Madridit, José María Gutiérrez, sot analist në DAZN, e ka përshkruar si një “karamele të helmuar” sfidën që po përballon Álvaro Arbeloa në pankinë, në një moment delikat të sezonit. Në një intervistë për EFE, ish-mesfushori theksoi se dëmtimet e shumta e bëjnë të vështirë vlerësimin e punës së trajnerit: “Është një ‘karamele e helmuar’ ajo që i kanë dhënë Arbeloas, jo vetëm sepse ka nisur në mes të sezonit, por sepse kur erdhi kishte shumë dëmtime. Kanë kaluar disa muaj dhe jo vetëm që nuk janë pakësuar, por janë shtuar dëmtimet. Nuk mund të shohësh gjithçka që mund të japë një trajner kur ka kaq shumë mungesa”. Duke folur për mungesën e Mbappé në përballjen e 1/8-ave të Champions League kundër...
Burimi:
telesport.al