Guardiola urdhëron lojtarët e Mançester Sitit të furnizojnë me topa Halandin që të shënojë më shumë

Guardiola urdhëron lojtarët e Mançester Sitit të furnizojnë me topa Halandin që të shënojë më shumë

Adriatik BALLA Premier League është një kampionat shumë i fortë. Çdo lëvizje aty merr vëmendjen maksimale të mediave dhe kur bëhet fjalë për trajnerin Pep Guardiola vëmendja shtohet dhe audienca rritet. Referuar mediave, lojtarët e Mançester Sitit duhet të rrisin nivelin e lojës për ta ndihmuar Erling Halandin t’i japë fund thatësirës së golave, ka deklaruar trajneri Pep Guardiola në prag të ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Gallatasarait. Norvegjezi shënoi për herë të fundit kundër Brightonit nga pika e penalltisë në fillim të janarit, ndërsa nuk ka realizuar nga loja e hapur që para Krishtlindjeve. Guardiola kishte thënë së fundmi se sulmuesi i tij kryesor, i cili megjithatë vazhdon të jetë në krye të listës së golashënuesve të Premier League me 20 gola...