Guardiola, trajner i Italisë? Më shumë se ëndërr, Maldini dhe Leonardo kanë nisur përpjekjet
20 Korrik 2026 15:07 Alfred Lleshi Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares së Italisë. Zgjedhja do të bëhet nga drejtuesit e rinj teknikë, Paolo Maldini dhe Leonardo, në bashkëpunim me presidentin e ri të federatës, Giovanni Malagò. Maldini dhe Leonardo takuan Guardiolën – Një nga pistat më intriguese të javëve të fundit të çon te Pep Guardiola, i cili u largua nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, pas 10 vitesh në pankinën e klubit anglez. Sipas “Sky Sport”, kjo nuk është më thjesht një ide. Fundjavën e kaluar, Maldini dhe Leonardo udhëtuan në Barcelonë, ku zhvilluan një takim pune me Guardiolën dhe i propozuan zyrtarisht drejtimin e Italisë. Ende nuk dihet se cila ka...
Burimi:
telesport.al