Guardiola, po tani ku do të shkojë? Pikëpyetjet mbi të ardhmen e spanjollit, pas largimit nga City

Guardiola, po tani ku do të shkojë? Pikëpyetjet mbi të ardhmen e spanjollit, pas largimit nga City

20 Maj 2026 7:27 Alfred Lleshi Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë konsiderohet një “sekret public”: Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City pas 10 vitesh. Pasuesi pritet të jetë ish-nxënësi i tij, Enzo Maresca, zgjedhje që shihet si ideale për të ruajtur vazhdimësinë e filozofisë së lojës që i solli klubit nga “Etihad” 20 trofe që nga viti 2016. Tani pyetja e madhe është: çfarë do të bëjë Guardiola? Klubet më të mëdha europiane duken të sistemuara. Kalimi te Real Madridi konsiderohet i pamundur, sidomos sepse presidenti Florentino Perez ka zgjedhur José Mourinho. Rikthimet te Barcelona apo Bayern Munich nuk duken opsione reale, ndërsa PSG vazhdon me Luis Enrique. Për Italinë flitet vetëm në mënyrë “romantike”, me Brescia si i vetmi klub që mund...