Guardiola lë të lirë Rodri-n për Real Madridin dhe gjen zëvendësuesin ideal të spanjollit

Guardiola lë të lirë Rodri-n për Real Madridin dhe gjen zëvendësuesin ideal të spanjollit

7 Mars 2026 17:52 Telesport Largimi i Rodri-t nga Manchester City gjatë verës së ardhshme mund të jetë një nga lëvizjet më befasuese të merkatos. Spanjolli i cili nuk ka arritur dot të rigjejë formën e dikurshme, pas atij dëmtimi të rëndë në fillim të sezonit të kaluar, mund të ndërrojë ambient në verë. Për 29-vjeçarin ka një interes të madh nga Spanja, konkretisht nga Real Madrid. Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin spanjollin si profilin ideal për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë. Në anën tjetër, Pep Guardiola ka piketuar që tani zëvendësuesin ideal të Rodri-t dhe bëhet fjalë për Adam Wharton, i konisderuar ndryshe si “Pirlo i Blackbun-it”. 22-vjeçari anglez po shkëlqen prej dy sezonesh rresht me fanellën e Crystal Palace dhe vera...