Guardiola kërcënon lojtarët: Kush shton peshë gjatë Krishtlindjeve do të përjashtohet!

Guardiola kërcënon lojtarët: Kush shton peshë gjatë Krishtlindjeve do të përjashtohet!

Pep Guardiola i ka peshuar lojtarët e tij para pushimit për Krishtlindje dhe i ka paralajmëruar të mos e teprojnë me ushqimin gjatë këtyre ditëve. Trajneri i Manchester City e ka bërë të qartë se çdo lojtar, kur të kthehet nga një pushim i shkurtër festiv, do të peshohet sërish për të parë formën e tyre. Të padisiplinuarit nuk do të luajnë në ndeshjen e ardhshme kundër Nottingham Forest. Guardiola, madje, u refuzoi lojtarëve të tij një ditë pushim pas fitores së rehatshme të së shtunës në Premier League ndaj West Ham. “Lojtarët më kërkuan të merrja një ditë pushim. Unë thashë, ‘Jo sepse nuk luajte mjaftueshëm mirë’”, tha trajneri spanjoll. “Ata kanë vetëm dy ditë për t’u përgatitur për Nottingham Forest. Çdo lojtar ka...