Guardiola: Futbolli duhet të argëtojë, kënaqem kur e shoh Barcelonën e Flick

Guardiola: Futbolli duhet të argëtojë, kënaqem kur e shoh Barcelonën e Flick

25 Mars 2026 13:40 Alfred Lleshi Pep Guardiola ka lavdëruar Barcelonën e Hansi Flick, duke theksuar se skuadra katalanase arrin ta kthejë çdo ndeshje në spektakël për t’u shijuar. Në një intervistë për “Catalunya Radio”, trajneri i Manchester City kujtoi Johan Cruyff në përvjetorin e dhjetë të ndarjes së tij nga jeta dhe foli për ekipin blaugrana: “Sa herë që mundem ta shoh Barcelonën, e bëj me interes, sepse mendoj se është vërtet argëtuese”. Për Guardiolën, futbolli duhet mbi të gjitha të japë kënaqësi për ata që e ndjekin, njësoj si format e tjera të argëtimit. “Është si të shkosh në kinema, në teatër apo të dalësh për darkë. Në të gjitha rastet, qëllimi është të argëtohesh”, – shtoi ai. Sipas tij, skuadra e Flick e...