Gordon në stol, Rashford nga minuta e parë. Angli/-D.R Kongo, formacionet zyrtare
Në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta, Anglia do të përballet me D.R.Kongo në sfidën e radhës për fazën e 1/32-ve. Anglia vjen në këtë fazë, pasi e mbylli në vend të parë me 7 pikë në grupin L, Kongo vjen si një nga tetë ekipet e treta më të mira. Sigurisht që Anglia është favoritja kryesore për të kaluar në raundin e 1/16-ve, por D.R Kongo ka treguar që është një ekip që mund të nxjerrë probleme. Kujtojmë këtu barazimin 1-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë në grup. Thomas Tuchel nuk ka lënë vend për surpriza në formacionin titullar. Disi befasi mund të quhet lënia në stol e Anthony Gordon dhe aktivizimi nga minuta e parë e Marcus Rashford. ANGLIA XI: Pickford; Spence, Konsa, Guehi,...
Burimi:
telesport.al