Gola, asiste dhe… muskuj. Interi po shijon një Pio Esposito në versionin XXL

Gola, asiste dhe… muskuj. Interi po shijon një Pio Esposito në versionin XXL

14 Shkurt 2026 9:22 Alfred Lleshi Pio Esposito po rritet me ritme të shpejta tek Interi. Gjurmët e para të talentit të tij duken që te Cagliari-Inter U-19, kur Chivu i dha shiritin dhe ai u përgjigj me një tripletë. Që atëherë, mes Serie A, Champions dhe kombëtares axurre, Esposito ka sjellë gola, “sponda” dhe prani tipike qendërsulmuesi. Me vetëm 17 vjeç mbi supe fitoi zemrat e tifozëve të “Primavera”, më pas edhe një kor të veçantë nga “curva”: “Pio gol, Pio gol…”, i njëjti që dikur i rezervohej Christian Vierit. Ai u shpreh me përulësi: “Jam i nderuar, është krenari, por krahasimet nuk më pëlqejnë…” Numrat flasin: 3 gola në Serie A, 1 në Champions, 1 në Kupë dhe 6 asistime (4 për Lautaron)....