Goditje strategjike e Shqipërisë, kampioni i Europës braktis Italinë dhe zgjedh kuqezinjtë

Goditje strategjike e Shqipërisë, kampioni i Europës braktis Italinë dhe zgjedh kuqezinjtë

Në një moment delikat, pas eliminimit zhgënjyes nga Polonia në “play off”-in e Botërorit 2026, Shqipëria merr një sinjal të fortë për të ardhmen. Një talent me profil ndërkombëtar zgjedh të veshë fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për Luis Hasa, mesfushorin e lindur më 2004, i rritur futbollistikisht në Itali dhe aktualisht në pronësi të Napolit, i cili po spikat në Serie B me Carrarese. I lindur në Sora (Lazio) nga prindër shqiptarë, Hasa është produkt i akademisë së Juventusit dhe një nga emrat më të vlerësuar të brezit të tij. Mediat italiane e kanë cilësuar shpesh si një mesfushor modern, me vizion loje, teknikë të rafinuar dhe aftësi për të diktuar ritmin. Kulmi i tij në nivel kombëtar erdhi në vitin 2019, kur fitoi Europianin...