Gnabry qëndron te Bayern, vjen zyrtarizimi i rinovimit, Arsenal tentoi Goretzkën në orët e fundit të merkatos

Gnabry qëndron te Bayern, vjen zyrtarizimi i rinovimit, Arsenal tentoi Goretzkën në orët e fundit të merkatos

Bayern Munich ka vendosur të blindojë një nga yjet e tij. Sulmuesi Serge Gnabry ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin gjerman deri në vitin 2028. Lojtarit të cilit i skadonte kontrata këtë qershor, do të qëndrojë edhe për dy vite të tjera. “Kur fillova te Bayern, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të qëndroja këtu për 10 vite. Objektivi im është të vazhdoj kështu; jemi një skuadër e madhe dhe mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm”, deklaroi Gnabry për kanalet zyrtare të klubit. Ndërkohë, prapaskena interesante kanë dal në pah, në orët e fundit të merkatos dimërore, teksa Arsenal tentoi një lëvizje surprizë për të sjellë në Premier League mesfushorin gjerman Leon Goretzka, por Bayern Munich refuzoi ta lirojë lojtarin. 31-vjeçari, i...