Gjobiten dy klube të elitës, e pëson trajneri, vendimet e fundit të Disiplinës
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Për shkak të tifozëve, janë gjobitur Elbasani dhe Vllaznia. Nuk ka shpëtuar trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i cili është gjobitur për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes. Vendimet: AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet...
Burimi:
gijotina.com