Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Gjoba për të gjithë, e pëson Tirana, vendimet e Disiplinës
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Elbasani është gjobitur me 50 mijë lekë. Për mosrespektimim e përgjegjësive duke sjellë vonesa të përsëritura në ndeshje, skuadra e Tiranës është gjobitur me 500 mijë lekë. Gjithashtu, e pësojnë edhe zyrtarë bardheblu. Vendimet: 1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE,...