Gjimshiti shënon në minutën e 91-të, por VAR-i i ndërpret festën! Atalanta merr tre pikët në Bergamo

Gjimshiti shënon në minutën e 91-të, por VAR-i i ndërpret festën! Atalanta merr tre pikët në Bergamo

Atalanta është larguar me tre pikë nga fusha e lojës. Bergamaskët kanë mundur në shtëpi ekipin e Kremonezes me shifrat 2-1. Kërstoviçi tundi rrjetën që në minutën e 13 të takimit, ndërsa në të 25-n ishte Xapakosta ai që dyfishoi rezultatin. Ndërkohë, kur po kronometrohej minuta e parë e kohës së shtuar, Gjimshiti arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Por festa e tij zgjati pak. Pas rishikimit nga VAR-i, goli u konsiderua i parregullt. Kremonezje reagoi në minutën e 94-t me anë të Thorsbit, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Në fund, Atalanta fitoi me shifrat 2-1 dhe ngushton diferencën me Komon e vendit të 6-të me vetëm 2 pikë./Sport Ekspres/