Gjimshiti i nxori nga Kupa, Spallatti pranon disfatën: U treguan më të zotë (VIDEO)
Berat Gjimshiti me shokë i dhurojnë një leksion të pastër futbolli Juves, triumfojnë pastër 3-0 duke nxjerr “Zonjën e Vjetër” nga Kupa e Italisë. Ekipi i Spallettit bie pikërisht në momentin e tyre më të mirë, me Atalantë që “fluturon” në gjysmëfinale aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Lazio-Bologna. Juve krijoi iluzionin se do të vijonte ecurinë e tyre pozitive pasi ishin superior në start, madje flirtuan edhe me golin ku goditja e Conceicao-s u përplas në traversë. Në minutën e 25-të erdhi dhe episodi që ndryshoi totalisht rrjedhën e këtij takimi. Bremer preku topin me dorë brenda në zonë, me gjyqtarin e takimit që akordoi penallti në favor të Atalantës pasi rishikoi pamjet me VAR. Nga pika e bardhë, Scamacca u...
Burimi:
gijotina.com