Gianni Infantino konfirmon Iranin në Botërorin 2026: Futbolli mund të sjellë paqen

Gianni Infantino konfirmon Iranin në Botërorin 2026: Futbolli mund të sjellë paqen

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Kreu i qeverisë botërore të futbollit theksoi se përfaqësuesja iraniane e ka merituar pjesëmarrjen në këtë event madhor, pasi është kualifikuar në fushën e lojës. Ai shprehu gjithashtu shpresën që futbolli të shërbejë si një urë lidhëse mes popujve në një kohë konfliktesh. “Irani do të jetë në Botëror. Ata e meritojnë sepse janë kualifikuar dhe duhet të përfaqësojnë popullin e tyre në këtë event magjik. Shpresoj që futbolli të ndërtojë ura dhe të vendosë paqe”, deklaroi Infantino. Edhe pse ka pasur kërkesa nga pala iraniane për zhvillimin e ndeshjeve në Meksikë, presidenti i FIFA-s nuk ka dhënë detaje mbi këtë çështje, duke...