Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Gafa e tij i dha fitoren Interit, reagon Gjimshiti: Më vjen keq, ai moment vendosi ndeshjen
29 Dhjetor 2025 11:17 Alfred Lleshi Berat Gjimshiti kërkoi falje pas gabimit vendimtar në ndeshjen kundër Interit. Mbrojtësi shqiptar i Atalantës postoi në Instagram: “Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe tifozët, sepse bëra gabimin që ndryshoi ndeshjen. Forca Atalanta, gjithmonë”, shkroi qendërmbrojtësi i lindur më 1993, pak orë pas humbjes 1-0 në “New Balance Arena”. Trajneri Raffaele Palladino komentoi për kapitenin tonë kuqezi: “Në fund të ndeshjes ndjeva që duhej ta përqafoja, sepse zakonisht këto gabime nuk i bën dhe nuk mund të zemërohem me të. Fatkeqësisht, gabime të tilla ndodhin gjatë sezonit, ndodhi edhe sonte. Në fund aktivizova katër sulmues për të ushtruar më shumë presion, por kur luan kundër skuadrave të mëdha duhet të jesh perfekt, sepse nuk të falin shumë....