Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)
Nuk ndodh shpesh, por një gafë e Gjimshitit i dhuroi Inter një 3-pikësh të artë në transfertë përballë Atalanta-s, një sukses 0-1 që mban zikaltërit në krye të Serie A në kuotën e 36 pikëve, plus 1 në raport me Milan. Kapiteni kuqezi u rikuperua në kohë rekord, por për fat të keq rikthimi i tij në fushë nuk i shërbeu Atalantës. Në Bergamo u zhvillua një sfidë shumë e bukur, me raste për shënim nga dy ekipet. Thuram gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 35-ët, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë, Gjimshiti në përpjekje për të hapur topin në anën tjetër të fushës, i dhuroi një top të pastër Pio Esposito-s, me këtë të fundit...