Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Fylkrug/ Milan jep detajet e afrimit të gjermanit
Milan jep detajet e afrimit të fundit Fylkrug përmes një deklarate, “AC Milan njofton se ka marrë në huazim, me një opsion për ta blerë përgjithmonë, performancat sportive të futbollistit Niclas Füllkrug nga West Ham United FC. I lindur në Hannover (Gjermani) më 9 shkurt 1993, Niclas Füllkrug u rrit në Akademinë Rinore të Werder Bremen dhe e kaloi karrierën e tij futbollistike në Gjermani, ku luajti gjithashtu për Greuther Fürth, Nuremberg dhe Hannover 96, përpara se të kthehej në Werder Bremen në vitin 2019, me të cilën përfundoi si golashënuesi më i mirë i Bundesligës në sezonin 2022/23. Në verën e vitit 2023 ai u transferua në Borussia Dortmund, ku në një sezon të vetëm bëri 42 paraqitje dhe shënoi 15 gola, 3 prej...